Fshati Dajkoc bënë pjesë në grupin e fshatrave të vegjël të komunës së Kamenicës me 378 banorë sipas ASK (2011).

Kufizohet me fshatrat Muҫiverc, Bllatë, Topanicë, Koretin dhe Ҫarakoc.

Rruga kalon në mes të fshatit Dajkoc. Nga fshati Muҫiverc rruga kryesore njihet si “METUSH KRASNIQI” pastaj lidhet me rrugën tjetër. Majtas lidhet me rrugën “SYLË RAMË DAJKOCI” rrugë e cila nuk ka dalje për vetura. Djathtas lidhet me rrugën “REXHEP SHEM DAJKOCI“ ajo lidhë fshatin me fshatrat Koretin, Ҫarakoc dhe Bllatë. Fshati ka gjithashtu 5 rrugë dytësore të emruara, që do i gjeni më poshtë me gjitha detajet përcjellëse.

 Shkolla është mbyllur si rezultat i numrit të vogël të nxënësve në vitin 2019 me vendim të organeve komunale. Ajo ka funksionuar si paralele e ndarë nga klasa I(një) deri në klasën e V(pestë) e shkollës “17 Shkurti” Muҫiverc.

 Xhamia e fshatit gjindet në rrugën “REXHEP SHEM DAJKOCI“.

 Për më shumë informata rreth infrastrukturës dhe xhamisë klikoni në butonat më poshtë.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.