Fshati Hodonoc ka dy xhami, "Xhamia e Fshatit" dhe "Xhamia Muhaxhere" 

"Xhamia e Fshatit" Hodonoc, nga ndërtimi i saj i parë është zgjeruar, meremetuar dhe rindërtuar disa here. Me rastin e meremetimit të fundit, në vitin 1978, që ishte e ndërtuar me qerpiçë është gjetur një gur në të cilin është shënuar viti i parë i ndërtimit të xhamisë. Ky gurë është gjetur mbi derën e xhamisë, por me siguri nga pakujdesia e mjeshtrit, ishte përdorur si material ndërtimi e jo si shenjë ku shënohej data e ndërtimit të xhamisë, ashtu siç është i vendosur sot. Ne gurin në fjalë gjejmë mbishkrimin e qartë, ku shkruan: "viti 1001, hixhri", që sipas vitit gregorian i përgjigjet vitit (1592), sipas të gjitha gjasave kjo duhet të jetë nga xhamitë e para të ndërtuara në atë pjesë të Kosovës.

Ajo udhëhiqet nga imami i fshatit, hoxhë Burhan Morina dhe kryesia e xhamisë. 

Në Hodonoc në vitin 2014 është ndërtuar xhamia e dytë me inciativën e komunitetit. "Xhamia Muhaxhere" udhëhiqet nga imami: hoxhë Kujtim Kastrati, dhe kryesia e xhamisë.

Kamenica.Net - funksionon në kuadër të organizatës Kamenica regjistruar pranë Departamentit për OJQ me nr: 5119100-5 Ndalohet kopjimi i materialit / Kontakto në info@kamenica.net paraprakisht.